Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka rinisur seanca për vlerësimin e figurës së Kreut të Gjykatës së Vlorës, Skënder Halucin, i cili hetohet vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë shqyrtimit të figurës së tij, KPK-ja ka vërejtur se ka mungesë dokumentacioni për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortes dhe së bijës.
Seanca më parë ishte shtyrë pasi Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese të KPK, kërkesë e cila është rrëzuar.

Pas hetimit të KPK, rezulton se ai ka deklaruar në 2004 një apartament, si dhe në 2015 për një objekt të përbashkët me vëllezërit. Sipas ILDKPI, ai ka deklaruar një papafingo të papërfunduar në Tiranë. Rezulton se subjekti ka ndërtim të paligjshëm.

Po ashtu, ai nuk ka sjellë informacion dhe dokumentacion për të vërtetuar të ardhurat. Nuk ka deklaruar një pasuri që në vitin 2003. Ka kryer veprime për përfitime financiare. Sipërfaqja totale e deklaruar nga subjekti nuk është e plot, pasi ka dhe pjesë tjetër. Subjekti ka ndërtuar pa leje. Nuk ka përcaktuar asnjë detaj për vlerat e ndërtimit apo detaje të tjera të nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: