Nuk ishte debutimi që Orges Shehi shpresonte, barazimi pa gola kundër Vllaznisë ndërlikon akoma më shumë objektivin e kryesor të Kukësit, titullin kampion. Diferenca prej 6 pikësh me kreun, nuk është as shumë e as pak, ashtu siç u shpreh dhe vetë Shehi, por problemi më i madh se sa pikët është gjendja e disa titullarëve. Në sfidën kundër Vllaznisë, Shehi zbriti në fushë pa 3 titullarë si Rroca, Ethemi dhe Musolli ndërsa Abazaj luajti i sforcuar në limite. Si të mos mjaftonte kjo, Shehi humbet dhe shërbimet e Vasil Shkurtaj.

Shkurtaj
Shkurtaj

Golashënuesi më i mirë i ekipit mori një goditje duke e detyruar të largohet nga fusha përpara kohë. Ekzaminimet e detajuara nxorën në pah një tërheqje të shkallës së parë në ligamentet e gjurit çka e detyron sulmuesin vlonjat të qëndroj jashtë fushave të blerta për të paktën 3-4 javë. Mungesa e Shkurtaj në këtë pikë të sezonin është një humbje jashtëzakonisht shumë e madhe. Ndaj Skënderbeut, Shehi duhet të bëj jo vetëm pa shërbimet e Shkurtaj, por për shkak kartonësh do të mungoj edhe Olsi Teqja. Lajmi i mirë është rikthimi i Rrocës dhe Ethemit, të cilët kanë shlyer dënimin ndërsa sipas të gjithë gjasave në fushë pritet të rikthehet edhe kapiteni Besar Musolli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: