Vetëm emra, por asgjë konkrete. Inter vazhdon të qëndrojë pasiv në merkaton e janarit dhe arsyeja për këtë është thjesht financiare. Drejtuesit e klubit zikaltër e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë blerje, vetëm në rast se ato vetëfinancohen nga skuadra. E thënë më qartë: në fillim duhet shitur. Një mbi të gjithë, Kristian Eriksen. Mesfushori danez është kthyer në një peshë për Interin, që kërkon të lirohet nga paga e tij.

2894333 59594668 2560 1440
2894333 59594668 2560 1440

Ai fiton 7 milion euro në sezon dhe kjo shifër ka bërë që të tërhiqen të gjithë admiruesit e tij. Gjithsesi, mediat italian bëjnë të ditur se ka ende shpresë deri në fund të këtij sesioni në tregun e transferimeve. Drejtuesit zikaltër besojnë se Paris SG dhe Tottenham mund të bëjnë një lëvizje “last minute”. Nëse Eriksen largohet, atëherë interistët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Papu Gomez. Ish-kapiteni i Atalantës është gati të transferohet në Milano, por pengesë janë pretendimet e klubit bergamask që kërkon 10 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: