Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë debatit në emisionin ‘Open’ në lidhje me aferën e inceneratorëve deklaroi se është e gatshme të përballet me akuzat për kallëzim të rremë për denoncimet e saj në SPAK lidhur me aferën.

Ajo shtoi se paditë e saj dhe akuzat e ngritura nga SPAK janë ‘copy-paste’. Gjatë debatit me avokatin e ish-deputetit socialist, ky i fundit tha se gjatë rolit që ka pasur Bllako në AKUM nuk ka pasur rol në vendimmarrje, fjali të cilës Kryemadhi iu përgjigj duke i thënë “të mos merremi me ujësjellësin e gjëra të tjera se do e lini në burg gjithë jetën, do e kalbni”, duke iu referuar ish-deputetit socialist.

Avokati i Bllakos tha se “ajo që më rezulton mua është se në provën materiale ritheksoj dhe njëherë që Bllako në drejtorinë e AKUM-it nuk ka pasur vendimmarrje. Unë nuk po flas në këndvështrimin politik. Drejtojuni shoqërisë dhe do shikoni që paga e babait të Alqi Bllakos në cilësinë e raporteve me shoqërinë është më e vogla në krahasim me të tjerat”, ndërsa Kryemadhi iu përgjigj duke i thënë se kryeministri Rama do e ‘shesë’ Bllakon pasi sipas saj ‘nuk i hyn më në punë’.

“Unë jam e gatshme nëse kam bëre diçka të pasaktë të përballem për një kallëzim të rremë dhe e pres me pasion këtë gjë. Çdo gjë është aty. Mjafton të shikoni paditë e mia me akuzat e ngritura nga SPAK, janë copy-paste. Avokati të mos vazhdojë të debatojë me mua për këtë gjë dhe t’i kërkojë klientit të tij të jetë i sinqertë dhe të tregojë të vërtetën. Të mos merremi më me këtë punë. Ça do thotë, do thotë që më ka gënjyer Alqi. Të mos merremi me ujësjellësin e gjëra të tjera, se do e lini në burg gjithë jetën, do e kalbni. Koka është Edi Rama me Erion Veliajn, Rama do e shesë Bllakon, nuk i duhet më për të blerë vota, nuk i hyn më në punë. Engjell Agaçi a do thirret për inceneratorin e Elbasanit? Agaçi ka gënjyer në lidhje me të. Bllako ka financuar jë kontratë të paligjshme dhe pse ka pasur dijeni për të”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb