Vetëm sa është qetësuar, por nuk është shuar përfundimisht “stuhia” që tronditi ditët e fundit Barcelonën. Madje, situata mund të tensionohet sërish pas deklaratave të Erik Abidal, që në mënyrë jo direkte i drejtohen Lionel Messi. “Gjatë këtyre ditëve kam mësuar shumë gjëra. Më e rëndësishmja, që problemet e brendëshme zgjidhen në skuadër dhe jo përmes mediave”, ka thënë drejtori sportiv i klubit katalunjas gjatë prezantimit të sulmuesit Martin Braithwaite.

Reuters
Reuters

Këto fjalë nuk kanë kaluar në heshtje, teksa sipas mediave spanjolle përkthehen si një sulm ndaj Lionel Messi. Dihet që raportet mes francezit dhe sulmuesit argjentinas nuk janë të mira. Të dy u përplasën pak javë më parë në lidhje me shkarkimin e Valverde dhe uljen në pankinë të Setien. Në atë kohë, Abidal u shpreh se ishin lojtarët ata që donin largimin e trajnerit, ndërsa Lionel Messi reagoi ashpër, aq sa Abidal rrezikoi vendin e punës në klubin “blaugrana”.

Lionelmessi Cropped23og02spgq9w1o8l9rqs9ocqzjpg
Lionelmessi Cropped23og02spgq9w1o8l9rqs9ocqzjpg

Atmosfera u bë më e nxehtë pas publikimit në media të akuzave se Barcelona kishte paguar për të prishur imazhin e Messi dhe disa lojtarëve të tjerë në rrjetet sociale. Gjithçka u duk se u zgjidh me mbledhjen sqaruese në klub, por deklaratat e Abidal pritet të shoqërohen me një tjetër kapitull të tensionuar në shtëpinë “blaugrana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb