Janë luajtur një pjesë e mirë e raundit të dytë në Australian Open, ku pretendentët kryesorë te meshkujt pas mungesës së Novak Djokovic kanë fituar të gjithë. Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0, përkatësisht me sete 6-2, 6-3 dhe 6-4 ndaj gjermanit Yannick Hanfmann dhe shkon me qetësi në turin e tretë.

Nuk zhgënjen as italiani Matteo Berrettini, numri 7 në botë, që mundi 3-1 amerikanin Stefan Kozlov. Tenisti italian shihet si një nga favoritët, të paktën për të shkuar deri në gjysmëfinale, pas vitin e kaluar është rritur shumë

Te femrat, fitore të lehtë në këtë raund të dytë arriti numri 1 në botë, tenistja vendase Ashleigh Barty, që mundi 2-0, respektivisht 6-1 dhe 6-1 italianen Lucia Bronzetti.

Vuajti disi, por në fund kualifikohet tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-1 francezen Harmony Tan, që u tërhoq e dëmtuar në fund të setit të tretë. Në raundin e tretë shkojnë edhe bjellorusja Victoria Azarenka, çekja Barbora Krejcikova dhe amerikania Madison Keys.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb