Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka asnjë padi ndaj tij për çështjen e makinës së kryedemokratit Lulzim Basha. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i cilëson mashtrime dhe thotë se kanë vetëm një qëllim, të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë

REAGIMI I ZHUPËS
Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt!
Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.

Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: