Tekniku i Brazilit, Ancelotti u shpreh optimist në prag të Botërorit.
“Përgjegjësia që mbart me vete për Brazilin është e madhe sidomos tani në kohët e fundit-shpjegon trajneri italian-kjo përgjegjësi mund të jetë një peshë për të.
Detyra jonë në kombëtare është që ta lehtësojmë në mënyrë që ai të mundë të luajë me gëzim, energji dhe të gjithë cilësitë e tij. E shoh Vinicius ashtu siç e shikoja te Reali i Madridit; një futbollist spektakolar, i aftë të fitojë i vetëm një ndeshje. Do të jetë shumë i rëndësishëm për Brazilin në Botëror, por a duhet të jetë numri 1, ylli i skuadrës? Nuk kemi nevojë për një numër 1. Nuk mund të përqendrojmë gjithçka te një futbollist i vetëm. Duhet të mendojmë si skuadër. Kjo është e vetmja mënyrë për të fituar Kupën e Botës”.
