Protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë ka sjellë në shesh jo vetëm një pjesëmarrje masive qytetarësh, por edhe një valë pankartash tejet kreative, të cilat kanë marrë në shënjestër të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga pankartat më goditëse ironizon hapur figurën e Ramës përmes një dialogu imagjinar ku shkruhet: “Çfarë profesioni ke? Profesioni im mashtrus”, shoqëruar poshtë me shënimin “Njeri ma të ndershëm nuk ke”.

Po ashtu, një tjetër mesazh i fortë në gjuhën angleze, ku përmes një karikature të kryeministrit i drejtohen atij me fjalët: “Hey Rama, Nobody paid us to be here! We all hate you for free!” (Hej Rama, askush nuk na pagoi për të qenë këtu! Të gjithë të urrejmë ty falas!), duke hedhur poshtë pretendimet e mazhorancës për tubime të organizuara me përfitime.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë goditur edhe qasjen e kryeministrit në raport me problemet e brendshme të vendit. Një pankartë shfaq foton e Ramës me kritika të ashpra ku shkruhet: “Flet për rindërtimin e Ukrainës. Po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb