Protesta e 28 është një tjetër protestë e madhe mbarëkombëtare ku marrin pjesë shqiptarët e diasporës.
Përveç kësaj ditën e sotme e pranishme në protestë do të jetë edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis dhe ka një prani të lartë të mediave ndërkombëtare.
Skenari për ditën e sotme do të jetë i njëjti, ku fillimisht do të mbahen fjalimet në podium e më pas do të zhvillohet marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Njëri prej protestuesve, Arben Kola tha se kudo tradhtia ndaj atdhetut dënohet me vdekje dhe në Shqipëri duhet burgim i përjetshëm. Nërkohë turma vijon thirrjet: “Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj pazar”! “Shqipëria kërkon revolucion”! “Rama në burg Berisha në burg”! “Jepe dorëheqjen”!
