Një shtetas rus është dënuar me 90 ditë burg pasi ka ngritur në ajër një dron në mënyrë të paligjshme në Norvegjinë jugore, ndërsa i dyshuari 34-vjeçar raportohet se u shpall fajtor për shkeljen e rregullit për ndalimin e dronëve që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

I riu rus deklaroi se kishte ngritur dronin e tij për të fotografuar peizazhet dhe natyrën disa herë gjatë muajit tetor, por tha se nuk ishte në dijeni të rregullit të ndalimit të pajisjeve fluturuese.

Gjykata e Bergen mësoi se 34-vjeçari ishte arratisur nga Rusia dhe ishte menaxher i një agjencie të vogël udhëtimesh, ndërsa ndaj tij nuk rëndojnë akuza për spiunazh.

Disa qytetarë rusë janë arrestuar kohët e fundit për fluturimin e dronëve ose fotografimin e vendeve të ndjeshme në Norvegji, si platformat e naftës dhe gazit në det të hapur, teksa vende të tjera të NATO-s kanë qenë gjithashtu në gatishmëri të lartë për avionë misterioz pa pilot në mes të luftës në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb