Nuk lejohen gabimet, për këtë është i vetdijshëm trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Aston Villan në kampionat.

“E gjitha ka të bëjë me fitoren e ndeshjeve, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nuk mund të humbasim shumë pikë. Aston Villa po luan për kualifikimin në Champions League, çdo ekip po luan për diçka, kështu që ndeshjet e fundit do të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Përvoja jonë nuk llogaritet. Ajo që ka rëndësi është Aston Villa.

Duke qenë se ishim në gjendje të fitojmë kaq shumë ndeshje radhazi më parë, nuk e di se sa mund të fitojmë tani. E vetmja gjë që më vjen në mendje është se si të mund Aston Villa. Ata luajnë shkëlqyeshëm. Unai Emery ka vazhdimësi në çdo sezon. Nuk është ccudi sezoni i tyre” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: