Manchester City triumfoi 2-0 ndaj Nottingham Forest. Trajneri i Cityt, Guardiola doli në konferencë pas ndeshjes, ku u shpreh se ekipi nuk duhet të lëshojë asnjë pikë deri në fund të sezonit.

“Ishte vërtet e vështirë, më e vështirë se sezonin e kaluar kur barazuam këtu. E dinim se do të hasnim vështirësi dhe ishim me fat që fusha ishte kaq e thatë… Nëse fusha do të kishte qenë të lagur, do të ishte më mirë për ta sepse kanë lojtarë të shpejtë. Ne preferojmë që Arsenal-i të humbasë, por nuk mund të kontrollojmë atë që bëjnë ata. Kanë mbetur katër ndeshje dhe nuk mendoj se mund të humbim pikë. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë, por sot rrezikuam”-shtoi Guardiola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: