Presidenti Ilir Meta sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, teksa u pyet nga gazetarët mbi deklaratat e këtij të fundit se ai përdor PD-në si mburojë.

Meta tha se nuk i duhet as PD, dhe asgjë tjetër, si mburojë, pasi del përditë në mes të qytetarëve dhe nuk mbrohet. Mes të tjerash, Meta tha se i ka kërkuar Bashës që të mos djegë mandatet e deputetëve, si dhe të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit, por ai nuk e ka dëgjuar.

“Këto blindat unë i kam vendosur? Ata me maska unë i kam çuar atje?” Ç’më duhet mua PD si mburojë? Asnjë parti s’më duhet si mburojë, unë dal mes qytetarëve përditë dhe asgjë s’më duhet si mburojë. Ju e dini shumë mirë kush vendos blinda, kush mbrohet, edhe kush e provokon presidentin, edhe për llogari të kujt e bën, dhe që e ka provokuar për vite të tëra. Presidenti i ka thënë se nuk digjen mandatet dhe i dogjën, i ka thënë të hyjë në zgjedhje, nuk hyri. Nuk vuan vetëm opozita nga kjo situatë, vuajnë të gjithë shqiptarët. E pësojë qytetarët, por përfitojnë disa gazetarë që paguajnë miliona në muaj, po kjo është tjetër histori. Të mos shmangemi nga thelbi i çështjes. Presidenti është vënë në lëvizje pasi shqyrtoi dosjen e Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë zgjidhje bashkive pa kryetarë. Dëshira ime është që të bëheshin zgjedhje vendore në të gjithë Shqipërinë dhe kështu do të ishte mirë për të gjithë. Kjo është jashtë mundësive të mia, unë nuk ju shmangem përgjegjësive, aq sa mund të rregullohet, duhet rregulluar. Këtë nuk mund t’ia lija pasardhësit tim”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb