Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur deklaratës së atletes shqiptare Luiza Gegës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit u përgjigj duke thënë se do të vijojë mbështetja ndaj Luiza Gegës.

“Ne qeveria, Ministra e Arsimit është tërësisht e angazhuar në mbështetjen ekspertëve elitarë, janë edhe të mbështetur nga të gjitha aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direkt me gradën e përcaktuar, do të vijojmë ta mbështesim, ku ka pasur arritje të larta, e kemi mbështetur për arritjet e saj, 13 shpërblime, do të vijojmë ta vlerësojmë. Këtë vit kemi lojërat olimpike të Parisit. Do të vijojë mbështetja për të”, u shpreh Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb