Pavarësisht se ishin gjobitur e më pas i ishte pezulluar aktiviteti për një periudhë 6-mujor,e dy pronarët e një lokali nate në Mbrostar të Fierit nuk kanë dashur t’ja dinë për rregullat antiCovid.

Policia i ka kapur sërish me muzikë pas orarit të lejuar, ndërsa ka arrestuar edhe dy pronarët e lokalit

NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Mbrostar, kanë konstatuar të hapur një subjekt (lokal nate), i cili ishte gjobitur më parë dhe i ishte pezulluar aktiviteti për një periudhë 6-mujore.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në këtë subjekt, pronarët e subjektit, shtetasi A. H. dhe shtetasja D. M. kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatim i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjendjes së epidemisë”, pronarët e subjektit, shtetasin A. H., 24 vjeç dhe shtetasen D. M., 47 vjeçe, banuese në Vlorë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb