Novak Djokovic mbeti në vendin e parë në renditjen botërore edhe pse nuk luajti në Australian Open pas deportimit të tij , por pa Rafa Nadalin që e kaloi atë (si edhe Roger Federer) për sa i përket titujve të Grand Slam (Australian Open, Roland Garros), Wiblendon, US Open).

Të tre ishin jashtë 20-shit, por tashmë spanjolli bëri një blackjack me përmbysjen legjendare në Melburn dhe ky fakt duket se është çelësi për të hequr qafe hezitimet e fundit që ka serbi për të bërë vaksinën.

Djokovic

Këtë e ka bërë të ditur Daniel Muks, njeriu që ka redaktuar biografinë e tenistit serb, duke folur për televizionin austriak Servus TV, duke cituar burime nga ambienti i tij familjar.
“Ajo që mësoj  është se ai do të vaksinohet . Ndoshta për këtë ka kontribuar edhe finalja e Australian Open dhe dua të them se ai është motivuar nga Grand Slam-i i 21-të i Rafael Nadal”, ishin fjalët e gazetarit gjerman i cili bëri një tjetër zbulim për atë që ndodhi në Beograd gjatë aventurës së tij me autoritetet australiane.

Djokovic

Sipas Muksit, Djokoviç në asnjë mënyrë nuk aprovon gjithçka që është thënë nga familja e tij dhe veçanërisht nga babai i tij, por kjo është diçka që ai nuk do të dalë ta thotë publikisht.
“Ai kurrë nuk do ta kundërshtojë babain e tij në publik dhe kjo është diçka që ai e bën gjithmonë. Megjithatë, jam i sigurt se ai nuk ishte dakord me gjithçka që po ndodhte në Beograd gjatë asaj periudhe të çmendur në Melburn”, ishin fjalët e tij, ndërsa libri me titull “Novak Gjokovic: Një jetë në luftë” do të botohet në fillim të marsit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb