“Paketa e Maleve” ishte në fokus të takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me përfaqësues të sektorit të agroturizmit në Shqipëri.
Rama vuri theksin tek zgjidhja që kjo nismë ligjore i bën problematikave me titujt e pronësisë, lindur nga ligji i hershëm 7501.
Rama tha se, “Paketa e Maleve synon që shumë shqiptarë që janë në emigracion apo që janë në qytet kanë toka, kanë shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, po s’kanë asnjë mundësi t’i zhvillojnë sepse edhe sikur të kenë paratë nuk marrin dot leje se s’kanë titullin e pronësisë.
Me ligjin e ri që quhet Paketa e Maleve, kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejt, duke shprehur interesin pranë bashkisë e cila afishon një listë për 45 ditë ku dhe e bën publike,
“Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar, nëse s’vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli bashkiak e miraton dhe personi e çon aplikimin. Ky miratim vlen vetëm për këtë gjë. Vlen vetëm për të aplikuar, për të marrë leje për një projekt, nuk vlen për gjë tjetër fare.
As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, asgjë fare. As nuk merr titull pronësie. Nuk merr titull pronësie akoma. Po shkon në instancën përkatëse, aplikon me projektin dhe thua: Ky është projekti që dua të ndërtoj.
Miratohet projekti dhe ti ndërton. Vetëm pasi ti ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim dhe mbi atë investim, duhet ta mbarosh.
Nuk mund ta marrësh peng tokën, se praktikisht e ke kot se peng e ke njëkohësisht se e ke tokën nuk e përdor dot. Po nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë dhe ligji parashikon që në çdo rast kur në një kohë x shfaqet dikush tjetër me pretendimin që është pronari, shkon në gjyq fiton me atë, nuk merresh ti, merret shteti. I takon shtetit pastaj që ta kompensojë personin, i cili mund të shfaqet si pretendent i kësaj prone.
Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë edhe është shumë pro biznes, është shumë e favorshme dhe është absolutisht e bazuar tek e drejta e trashëguar e pronës. Nuk është absolutisht e bazuar tek “hajde, se kemi Paketën e Maleve të japim ca toka në mal” se nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë gjë, nuk është fare ky qëllimi e tjerë, e tjerë”, tha Rama.
Sipas tij, pas kësaj procedure, nuk mund ta shesësh tokën dhe as nuk mund ta japësh me qira, por vetëm pasi miratohet projekti dhe ndërton, merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim dhe mbi atë investim, duhet ta mbarosh.
“Po nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë dhe ligji parashikon që në çdo rast kur në një kohë x shfaqet dikush tjetër me pretendimin që është pronari, shkon në gjyq fiton me atë, nuk merresh ti, merret shteti. I takon shtetit pastaj që ta kompensojë personin, i cili mund të shfaqet si pretendent i kësaj prone”, tha Rama.
