Gazetari Ben Andoni, ka komentuar ‘shpërthimet’ dhe kritikat që kohët e fundit nuk janë kursyer nga ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali për PS-në.
Ai theksoi për News24 se Braçe dhe Spiropali po vrasin frikën te PS-ja, ndërsa theksoi se reagimi duhet të ishte më herët.
“Nuk është kambanë alarmi, por vetë alarmi. Spiropali duke qenë vetë brenda sistemit ka adresuar atë ë politikani, elita, po ndjen në kurrizin e vetë. Por ka një problem se e vetme nuk do të shkojë shumë larg. Deklaratat janë të disa ditëve më parë, ndërsa tani ka filluar të jetë e kujdesshme, pasi po ndjek se është e vetme. Zonja Spiropali ka prekur të gjitha postet në këtë qeveri, përveç kryeministres. Adresimi i saj është i drejtë. Ajo nuk përmend zotin Rama, por indirekt i referohet atij. Në këtë moment të vështirë ajo është vetëm. Kur ishte në pushtet u nda nga njerëzit. Dhe këtë gjë e ka thënë dhe Rama. Në këto momente është dhe Bracce që reagon, por këta persona janë vetëm dhe nuk dëgjohen. Ata po vrasin frikën te PS. Problemi i madh është se këtë frikë nuk duhet ta vrasin kur s’kanë ca humbin, por kur është e nevojshme.”, tha ai.
