Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë kanë sjellë reagime nga e gjithë bota, jo vetëm në ndihma ushtarake apo humanitare, por së fundmi ka edhe një reagim të shkrimtarëve nga vende të ndryshme të cilët njëzëri kanë dalë kundër sulmeve në Ukrainë, ku edhe kanë mbetur të vrarë civilë.

Nënshkruesit nga PEN International bëjnë thirrje për t’i dhënë fund dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainës.

Ndërsa mes 1000 shkrimtarëve nga e gjithë bota është edhe shkrimtari shqiptar, Ben Blushi i cili ka firmosur në mbështetje të Ukrainës.

Figura të njohura si Orhan Pamuk, Svetlana Alexievich, Maria Ressa, Olga Tokarczuk, Burhan Sönmez, Margaret Atëood dhe Salman Rushdie …janë mes emrave që kanë firmosur.

“Në shkrimtarët nga e gjithë bota jemi të tmerruar nga agresioni rus në Ukrainë dhe bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e një luftë të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit rus Vladimir Puti për të pranuar të drejtat e popullit të Ukrainës. Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë. Lufta e Putin është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë por në mbarë botës. Nuk mund të ketë Europë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të pavarur.”, shprehen njëzëri shkrimtarët, shkruan The Guardian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb