Deputeti Kujtim Gjuzi e ka nisur seancën e parë të sesionit të fundit në Kuvend para zgjedhjeve me një debat me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Gjuzi deklaroi fillimisht se Rama ka shkelur ligjin pasi vetë ka bërë një vaksinë të pacertifikuar dhe mungon në seancë pasi e di që opozita do i hapë probleme.

Ruçi ndërhyu, por kjo nuk i pëlqeu Gjuzit duke i thënë se ia pret fjalën pasi ka më shumë audiencë dhe do t’i mbyllë gojën.

 

DEBATI NË KUVEND

KUJTIM GJUZI: Sapo diskutuat që do vijnë vaksina anti-COVAX. Rama ka bërë një vaksinë të pacertifikuar, ka shkelur ligjin. Sot në nisje kryeministri mungon sepse e di që opozita do i hapë probleme.

GRAMOZ RUÇI: Këtë e thua ti

KUJTIM GJUZI: Mos më ndërprit, mbivendosesh mbi gjithë deputetët. Ma pret fjalën, keni më shumë audiencë. Do të na mbyllësh gojën. Po ashtu drejtori juaj për shërbimet, na mbyll gojën. Nuk vinë mediat. Në rendin e ditës i nderuar z.kryetar pse nuk vjen kryeministri për interpelancë? Është i paqefshëm. O z.Taulant, më lër të bisedoj me kryetarin, tani mbivendosësh. Kur do vijë në datën 28?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb