Me Shehin në stol Tirana duket ndryshe, kjo edhe për vetë faktin se trajneri i ri ka pasur në dispozicion grupin e plotë, plus Taulant Seferin, një afrim cilësorë që ka treguar vlerat në dy ndeshjet e fundit. I vetmi titullarë që shqetëson trajnerin Shehi mbetet Torasa, i cili nuk është në formën e tij më të mirë, nuk është stërvitur këtë periudhë. Në kryeqytet këtë të shtunë i sfidon Kukësi, një rival që Shehi e vlerëson maksimalisht. Për vetë pozitat ku ndodhet, kjo është një sfidë që pritet të thotë shumë për të dy ekipet, një ndeshje ku presion sigurisht është më i madhe tek Tirana. Bardheblutë kanë humbur shumë terren në raport me rivalët por tashmë është koha për ti marrë maksimumin çdo sfidë, e vetmja mënyrë për të qëndruar në garë:

Kukësi – Kundërshtari dihet. Ka në përbërje elementë cilësorë. Meriton vlerësim dhe respekt të madh.

Torasa – Torasa akoma nuk është 100%, shpresojmë sot të stërvitet. Të shohim për ditën e nesërme.

Kukësi, prova e vërtetë e forcës së Shehit te Tirana – Shiko, besoj se jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Këtë e tregojnë nga java në javë. Nuk është provë për Shehin. Është ndeshje e radhës, përballë një rivali që të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave.

Moduli i lojës së Tiranës – Patjetër që kemi cilësi në skuadër. Në psikologjinë tonë duam të jemi ekip ofensiv. Kështu do të mundohemi të shprehemi në fushë me të gjithë lojtarët e gatshëm për të fituar. Nuk na lejohen hapa fals.

Ernest Muçi kërkohet nga shumë klube – Tani, në këtë situatë që është futbolli modern, këto zëra janë prezent. Aq më tepër që Muçi është xhevahir i skuadrës sonë dhe sigurisht që zërat mund ta shpërqendrojnë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris përditë që të jetë i qetë. Se çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Nëse nuk ikën tani, do të largohet më vonë. Duhet të jetë i qetë për të dhënë maksimumin. Nëse do të jetë i qetë, do të shikohet akoma më mirë.

Kundërshtar ish-trajnerin e tij te Skënderbeu Mirel Josën – Është kënaqësi të kem përballë profesor Mirelin. Me të kam ndarë shumë momente të bukura dhe arritje të mëdha. Do ta takoj me përzemërsi”, përfundoi trajneri i Tiranës, Orges Shehi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb