Aktivisti Edison Lika në podiumin par Kryeministrisë përsëriti thirrjen për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të enjten e 23 korrikut para Kuvendit. Ai tha se deputetët nuk përfaqësojnë popullin, por krimin dhe oligarkinë.

“Jemi në ditën e 51 të kësaj revolte që i ka ndryshuar faqen dhe raportin me demokracinë Shqipërisë.
Shumë prej nesh shkuam të prisnim deputetët tanë dhe pavarësisht se thamë se do të ishim paqësorë u futën skutave.
Më thoni çfarë janë këta përfaqësues populli që kanë frikë nga populli që supozohet se i ka votuar.
Ata nuk janë përfaqësuësit tanë, janë përfaqësues të oligarkisë ekonomike dhe kriimit të organizuar shqiptar në parlament.
Ka disa ditë që është bërë thirrja që më 23 korrik ku shënohët seanca e fundit të jemi para para Parlamentit.
Data 23 korrik është fshirë dhe thuhet se nuk ka asnjë mbledhje sepse kanë frikë nga ne.
Të kujt janë deputetët dhe kryetari i Kuvendit që kanë frikë të shpallin seancën plenare?
Nëse do të ketë seancë plenare ne do të jemi aty për t’ju dhënë përshëndetjen e fundit. Ata fshihen se nuk kanë guxim të na shohin në sy, e dinë sepse nuk e kanë ngritur kurrë kartonin për të mirën e Shqipërisë, por për ta vjedhur.
Ndaj në seancën e datës 23 do të jemi atje më të fortë dhe më të zëshëm se kurrë për të thënë se nuk na përfaqësoni.
Nuk na përfaqëson as Sara Mile e krimit, as ajo injorantja Zegjineja, ne përfaqësojmë vetë veten tonë”, tha ai.
Përfaqësojmë ata që kanë probleme në këtë shoqëri”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb