Një pjesë e nxënësve protestues kanë mbërritur përpara bashkisë së Durrësit, teksa në kor kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përpara të rinjve është vendosur në kordon një numër i madh efektivësh të policisë.
Të rinjtë kanë nisur të gjuajnë me vezë e të plasin kapsolla.
Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe studentët, që po marshojnë në këmbë nga Kampusi i UAMD-së drejt qendrës.
