Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën mbrëmjen e së premtes në Odesa të Ukrainës. Kështu konfirmon Policisë Kombëtare të Ukrainës.

Sulmet shkaktuan një zjarr në një ndërtesë banimi në Odesa, tha policia të shtunën, duke shtuar se zjarri që atëherë ishte shuar.

Mësohet se një nga të plagosurit u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës; të tre u shtruan në spital. Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, tha se një grua 72-vjeçare pësoi djegie të rënda dhe fraktura të gjymtyrëve pasi mbeti nën rrënoja për gati dy orë. Dy të plagosurit e tjerë janë një nënë dhe një vajzë, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: