Banorët mendojnë se mes Keisit dhe Kristit ka një pëlqim. Në fakt, vetë Keisi konfirmoi se ka një pëlqim për të, për këtë arsye banorët nisën të ngacmonin dyshen.

Kiara i tha Kristit se buzëqeshja që ai ka në fytyrë, i vjen si pasojë e pëlqimit që ka për Keisin. Kristi tha se ajo nuk po i jep asnjë sinal, që ai të veprojë.

Por, Keisi u shpreh se ajo ia konfirmoi që ka një pëlqim dhe tani nuk po e kupton se çfarë sinjali pret prej saj.

Duke ngrënë darkë, Kristi tha se Keisi nuk po i jep vëmendje atij. Kjo e fundit tha se as ai nuk ka vepruar ndaj saj, për këtë arsye po mban qëndrim.

Keisi tha se Kristi është serioz dhe i tërhequr dhe se tipi i tij e tërheq. Ndërsa Kristi u shpreh se atij i pëlqen që Keisi është e heshtur, nuk flet shumë dhe shtoi se e vlerëson shumë një femër, kur është e matur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: