Jose Mourinho kërkon blerje cilësore, kusht ky për të rinovuar kontratën, por Roma e nis merkaton në dalje. Ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me Nicolo Zaniolo, i cili më sa duket është vetëm një hap largimit.

Sulmuesi “azzurr” nuk po aktivizohet në vazhdimësi nga Jose Mourinho, kjo ka bërë që Zaniolo të kërkojë largimin gjatë merkatos së janarit.

Zani
Zani

Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma nuk ka ndërmend të bëhet pengesë, kanë nxjerr zyrtarisht sulmuesin në shitje, por sipas kushteve të tyre: Zaniolo mund të largohet, por vetëm me titull definitiv, pra huazim deri në fund të sezonit me detyrim blerje. Roma kërkon 35/40 milionë për kartonin e sulmuesit, çdo skuadër që plotëson këto dy kushte mund të siguroj shërbimet e Zaniolo-s.

Rome The Gesture Of Zaniolo That Mourinho Did Not Like
Rome The Gesture Of Zaniolo That Mourinho Did Not Like

Për sulmuesin ka interesim nga Premier League ku e kërkojnë ekipe si West Ham, Leicester, Arsenal, Tottenham dhe Newcastle, por interesim ka shfaqur edhe B.Dortmund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: