Analisti Fatos Lubonja në një debat me deputetin e PS, Alket Hyseni në emisionin ‘Real Story’ të News 24 ka thënë se i qëndron thënies së tij që një fushë e parregulluar duhet rregulluar por pyetja është si.

Ai thotë se ligji për median duhej të rregullohej nëpërmjet vetrregullimit, duke ngritur mekanizma vetrregullues kurse mazhoranca krijoi Paketën- Antishpifje për një vetrregullim sipas saj, jo siç duhet.

Lubonja thotë se mazhoranca do vetrregullim sipas saj nga pushteti nëpërmjeti AMA-s, që më pas çon në kapjen e medias.

 

‘’Problemi është si e rregullon. Këtu është problem tek ju. Ju kanë thënë që parim është vetërregullimi. Kur ndërtohen mekanzima kur media vetrregullohet. Ju nuk i shkuat kësaj por i thatë vetrregullim nga pushteti nëpërmjet AMA-s. Duke parë ato gjobat e larta që ja u ulën.

Për mua del qartë që nuk është për të mbushur një hapësirë të ligjit, por si të kapim mediat.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb