Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se nëse arrihet një dakordësi me opozitën, projektligji për amnistinë penale, çështja mund të kalojë për votim edhe të enjten.

Ai tha se PS është e qartë dhe nuk do të tërhiqet nga fakti se çështjet që hetohen nga SPAK, nuk do të përfitojnë.

Çuçi: “S’do të tërhiqemi për Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës).

Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: