Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë në “News24”, u shpreh se protesta do të ketë sukses duke shpërfaqur qytetari dhe vlera evropiane. Gjithashtu ai bëri thirrje që policia të mos provokojë.
Gjatë intervistës, Murataj nënvizoi se kërkesa është e qartë dhe se dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.
“Po bëhet një Kuvend Kombëtar që do të rrijë në këmbë si përfaqësues i njerëzve të lirë dhe kushdo qeveri të vijë populli te ketë një instrument t’i kundërvihet. Është një lëvizje shoqërore që sot është zgjuar dhe i ka dalë përballë një sistemi. Flasim për shqiptarë që nuk duan të ikin nga Shqipëria. Në rast e ajo protestë do të ketë sukses do të ketë sukses nga qytetaria nga mbajtja larg e dhunës dhe dëshirës së Ramës dhe Berishës për të provokuar dhunë. Nuk ka negociatë me Edi Ramën, vetëm dorëheqje. Ke ditëlindjen sot zotëri bëja dhuratë vetes, sepse deri në shtator do e shpëtojë Belinda ta ketë të qartë. Ky është moment historik. Dje Klodian Braho, ka bërë histori, duke ia thënë në sy që deputeti nuk duhet të ketë imunitet. Një njeri i drejtësisë nuk e ka thënë më parë”, tha ai.
