Istat raporton një numër rekord të njëqindvjeçarëve, të cilët më 1 janar 2023 në Itali ishin 22 mijë: një numër i paparë në historinë e Italisë.

Dy mijë më shumë se një vit më parë, sipas raportit vjetor të Institutit të Statistikave, italianët që kanë kaluar shekullin e jetës janë kryesisht femra (mbi 80% e totalit).

Skenarët demografikë parashikojnë një rritje të mprehtë të të ashtuquajturve “njerëz të moshuar” në vitet e ardhshme: në vitin 2041 mbi 80-at do të kalojnë 6 milion dhe mbi 90-at do të jenë rreth 1.4 milion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: