MAT- Procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak në KZAZ 16 në Mat është ndërprerë pasi janë tërhequr komisionerët dhe numëruesit e djathtë. Shkak është bërë hapja e kutisë me materialet zgjedhore nga ana e komisionerëve të majtë. Ata e kanë quajtur këtë vendim të njëanshëm. Megjithë kontestimin e të djathtëve, komisionerët e majtë kanë hapur kutinë.
Ndërkaq mësohet se janë shkarkuar të gjithë komisionerët, ndërsa priten komisionerë të rinj të emëruar nga KQZ.
REAGON PD
Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përfaqësuesi i PD-së në Mat dhe njëkohësisht Shefi i Departamentit të Jashtëm në PD, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se po tentohet të vidhet fitorja e demokratëve.
“Në Mat KZAZ, nën presionin e strukturave të shtetit po tentojnë të vjedhin fitoren e demokratëve duke manipuluar në tavolinë votat e vullnetin e votuesve!”, shprehet Çollaku. Në këtë Bashki ka dalë fitues kandidati i djathtë Nezir Rizvani.
(m.k/BalkanWeb)