Të paktën 27 persona kanë vdekur në Brazilin juglindor dhe gjashtë të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të rrebesheve të mëdha që filluan të premten, njoftuan mediat lokale.

Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut kanë detyruar më shumë se 8,000 të largohen nga shtëpitë e tyre, raportet citojnë burime zyrtare.

Shtetet e Espirito Santo dhe Rio de Janeiro janë goditur më rëndë, duke regjistruar përkatësisht 19 dhe 8 vdekje nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Shirat e dendur kanë goditur gjithashtu shtetet Minas Gerais dhe Sao Paulo, pa viktima të raportuara deri më tani.

Në shtetin e Rio de Zhaneiros, katër anëtarë të një familjeje vdiqën pasi një rrëshqitje dheu groposi shtëpinë e tyre në qytetin e Petropolis. Zjarrfikësit arritën të nxjerrin nga ndërtesa një vajzë katërvjeçare.

Në Duque de Caxias, një periferi e Rio de Janeiro, një shofer kamioni u mbyt kur automjeti i tij ra në një lumë, dhe në Arraial do Cabo, një komunë në shtetin e Rio de Janeiro, një burrë vdiq nga një goditje rrufeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb