Të paktën 3,830 të vdekur janë konfirmuar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën.

Numri total i të vdekurve në Turqi është rritur në 2,379, tha zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay.

Në Siri, 711 vdekje u raportuan në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si “Helmetat e Bardha”, raportoi se kishte 740 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve u rrit në 3,531 në të gjithë Sirinë dhe 14,483 në Turqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: