Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Kukësit.

“E rëndësishme ishin tre pikët. Skuadra ishte e vendosur mirë, dinte se cfare kërkonte në fushë. Kukësi zhvilloi disa aksione të mira por jam i kënaqur nga mënyra sesi skuadra shënoi dhe administroi lojën. Goli i dytë na e bëri më të lehtë zhvillimin e lojës. Në pjesën e dytë nuk u shthurëm dhe ishim komplet si në sulm edhe në mbrojtje.

Vllaznia gala nuk mund të themi pasi jemi skuadër që mund të punojnë të gjithë lojtarët, kur kanë dëmtime do t’i presim. Latifi luajti disa minuta. Presim ,Juric, Bulatovic dhe Boshnjakun, i cili ishte i grumbulluar por nuk ishte 100%. Jam i kënaqur me lojtarët që kam tani.

Tirana? Për mua ka rëndësi ndeshja e sotme. Duhet të siguronim me cdo mënyrë 3 pikët për moral fillimisht. Nuk fus vetëm Tiranën por edhe Erzeni me Lacin janë në garë. Ne duhet të qetësohemi pasi kemi pasur shumë ngarkesë që të përgatisim ndeshjen me Tiranën. E rëndësishme por nuk zgjidh cdo gjë ajo ndeshje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb