Tekniku i Bylisit, Naxhi Shensoi ka dhënë mendimin e tij për humbjen 2-1 ndaj Partizanit.

“I pranoj kritikat për humbjen e fazës së kaluar me Partizanin, por jo për këtë humbje. Skuadra ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit dhe synonim që të thyenim traditën e keqe që kemi ndaj Partizanit. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, sidomos në pjesën e parë. Fusha sintetike nuk na ndihmoi, sepse na u dëmtua portieri Teqja. Edhe lojtarë të tjerë mu ankuan dhe u detyruam që të bënim disa zëvendësime.

Në pjesën e dytë nuk luajtëm edhe aq mirë, por vendosi VAR. Nuk e di a ishte penalltia. Meritonim që të paktën të merrnim një pikë në këtë ndeshje. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, çfarë mund të bëjmë më shumë ndaj Partizanit. Lojtarët mu ankuan prej fushës sintetike dhe nuk donim që të rrezikonim, u detyrova që të bëja ato zëvendësime. Sepse kemi edhe 6 finale dhe nuk mund të rrezikojmë lojtarët.

Në ndeshjen e parë meritonim humbjen, por sot meritonim të paktën një pikë, për lojën që bëmë. Nuk stërvitemi në bar sintetik gjithë javës, unë shfrytëzoj edhe fushën me bar” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: