TIRANE

Çdo të shtunë para se të fillojë ‘Jo vetëm modë’, Orinda e ka gjetur zgjidhjen se si të na i ëmbëlsojë fundjavën me fotot e saj. Kësaj here moderatorja ka ndarë një tjetër moment nga vendi i përhershëm i xhirimve, tek Kolonat, aty ku shfaqet e gjitha e kombinuar në veshje në ngjyrë bojëqielli.

“Takohemi tek vendi”, ka shkruar ajo me buzëqeshjen rrezëllitëse në fytyrë, ku duket kaq e ëmbël dhe me barkun e rrumbullakosur.

Pak kohë më parë Orinda Huta zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë. Çifti vendosi ta konfirmojë lajmin, nëpërmjet një postimi.

Orinda publikoi një foto, e përqafuar me Turin, i cili mban duart përreth barkut. “Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, -shkruante ajo përkrah fotos.

Më pas këngëtarja dhe moderatorja në ditën e lindjes së Turit zbuliu dhe gjininë e bebit, që është vajzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: