TIRANE

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Valerit dhe Elsa Lilës. Një deklaratë e kësaj të fundit, e cila tha se Valeri nuk ka çfarë t’u bëjë vajzave, se vajzë është vetë, ka nxehur edhe më shumë gjakrat.

Por e pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari për këtë deklaratë, të cilën e quajti seksiste, Elsa dha shpjegimin e saj për rastin dhe se çfarë kuptoi me shprehjen e saj.

Valeri, ka disa meshkuj që kanë brenda vetes të theksuara tipare femërore dhe jo mashkullore. Kjo ishte për të përforcuar karakterin e tij më shumë afër një femre sesa një mashkulli. Është llafazan, kurioz, fut hundët. Para se të ndalojmë tek shprehja ime se femër është vetë, le të ndalojmë tek Valeri që flet për mua mbrapa krahëve. Unë nuk e bëj këtë pa asnjë qëllim. Nuk është një personazh që më tërheq. Unë nuk merrem me Valerin, por Valeri merret me të gjithë ne.

Këngëtarja më tej ka shprehur mërzinë e saj për deklaratat e Valerit dhe që ky i fundit i ka sjellë në kujtesë problemet që ka pasur me drejtësinë italiane. Sipas këngëtares, kjo çështje është mbyllur para dy vitesh nga drejtësia italiane, por shton se kjo u përdor nga ana e Valerit.

Ky i fundit në argumentin e tij tha:

Kur them për shpëlarje imazhi e kisha fjalën për atë që ajo ka thënë për ne. Kur ma tha, i thashë rri e qetë se nuk kam mendim negativ, por Elsa si njohëse e kapjes së prime-it, dihet tashmë ndaj foli. Në pjesën e ofendimeve unë dua t’i them që kur më konsideron si femër, do të thotë që anët negative i kam si ty. Unë jam djali i një femre, jam rritur nga një femër dhe jam bashkëshorti i një femre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: