Në një kohë kur Spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi, ku disa nxënës të shkollës së Mesme ‘Janaq Kilica’ u dërguan me urgjencë me probleme me frymëmarrjen, vjen një denoncim nga kryetari i degës së PD, Luan Baçi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi tha se bëhet fjalë për një helmim të përsëritur. Ai theksoi se në të gjithë ambientet e shkollës ka pasur helm.

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.
Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.
Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,
I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre
Ne na kane ne krahe.”, -shkruan Baçi.

Ndërkohe, përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përseritur të nxënësve brenda 10 ditësh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: