Një ndër anëtarët e parë që votoi pro Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e PD, ishte 82-vjeçari Kadri Kamberi.

A u shpreh se Berisha është përpjekur gjithë kohës për të mirën e popullit ndërsa ka shprehur dëshirën që të mos ndërrojë jetë pa e parë edhe një herë Berishën në pushtet.

“Jam anëtar i kësaj partie që nga fillimi. Më humbi karta dhe bëra kërkesë ta kem. Kur erdhi Berisha, i thashë: vdekja është e sigurt, por mos vdeksha pa të parë ty lart. E di që ai mundohet të bëjë më të mirën për popullin.
Të rinjtë që hiqen si të mençur duhet të pyesin të moshuarit. U dogjëm nga qulli, tani do i fryjmë edhe kosit”, tha 82-vjeçari për mediat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb