Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, këtë herë në drejtim të zonës së ish-Bllokut, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur “Ju erdhi fundi!”, “Revolucion!” dhe “O milet, Rama ka siklet!”, ndërsa kanë kënduar edhe këngë patriotike dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 68-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe hetimin e kreut të qeverisë nga SPAK.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb