Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Gjatë marshimit te shkolla e Baletit, qytetarët kanë brohoritur “O milet, Rama ka siklet!”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!” dhe kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen.
Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 62-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
