Fqinja e Mimoza Pajës që mbeti e vrarë gabimisht pas të shtënave me armë në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosko, Bardha ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja ne zonën e Don Boskos.

“Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme,. Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha mami ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kështu kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb