Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër.

DailyMail, ka publikuar pamjet e një konflikti mes disa personash, ku nuk kanë munguar as përdorimi i thikave.


Në pamjet e bëra virale në rrjet, shihet se si një person, tenton të godasë me hanxhar një tjetër, e për të arritur këtë qëllim ai e vijon ndjekjen deri në park. Ndërkohë, të pranishmit e shumtë që ndodheshin aty, shihen të tmerruar.

Madje një grua dëgjohet duke thënë: “O Zoti im, ai ka thikë, po godet me thikë!”.

Siç shihet dhe në video, një person është plagosur nga konflikti në fjalë, ndërsa shkaqet dhe autorët ende nuk janë bërë të ditur nga policia.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: