SHBA– Situata ekonomike në të cilën ndodhet Rusia dëshmon faktin se politika e Vladimir Putinit është e gabuar. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Barack Obama. Ai hodhi poshtë idenë se mund të ishte lënë në hije nga Vladimir Putin gjatë krizës ukrainase duke ironizuar me faktin se presidenti rus nuk ishte një “mjeshtër i shahut”.

”Vladimir Putin nuk mund të jetë një mjeshtër i shahut duke ia hedhur Perëndimit dhe Obamës. Përkundrazi, politika e Putinit dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë drejtuar vendin në një krizë të thellë”, theksoi presidenti amerikan në një intervistë për CNN.

“Tre apo katër muaj më parë është thënë se Putini, si një mjeshtër i shahut kishte mundur Perëndimin apo Obamën, por sot ai qeveris vendin të përballur me zhvlerësimin e monedhës, me krizën financiare dhe recesionin ekonomik. Në këtë kontekst, është e vështirë të besosh se ai më ka mundur apo ka mundur SHBA-në”, theksoi Obama.

Rusia po përballet aktualisht me një krizë financiare të rëndë si pasojë e kolapsit monetar që ka prekur vendin dhe përkeqësimit të ekonomisë ruse.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: