Kristjan Asllani, ylli kuqezi, në një intervistë për “Panorama Sport”, u shfaq i sinqertë teksa theksoi se përballë Kilit vuajtën shumë forcën fizike të rivalit. Tani e gjithë vëmendja është te sfida e së hënë kundër Suedisë, një tjetër test miqësor i rëndësishëm për trajnerin Sylvinho:

Një ndeshje e vështirë me Kilin, nuk arritëm dot të shfaqeshim në fushë. Çfarë ndodhi?

Kili është një skuadër e fortë, një skuadër shumë fizike. Nuk kemi çfarë të bëjmë, është një miqësore dhe më vjen keq vetëm për tre golat, sepse për mendimin tim, nuk i meritonim të pësonim aq. Mendoj se nuk ka problem, do të punojmë në vazhdim dhe objektivi jonë është të reagojmë.

Ishte edhe një test përpara Europianit, a mos ndikoi edhe presioni që ekipi mund të kishte?

Mendoj se nuk ka presion fare. Kemi objektiv Europianin, por ka miqësore, ndeshje që shkojnë keq, siç ishte kjo me Kilin, që na shkoi shumë keq. Tashmë kemi një ndeshje tjetër dhe them se do të bëjmë mirë.

Duke qenë se luajmë me Suedinë, çfarë do të ndryshojmë në këtë miqësore të dytë?

Nuk e di çfarë do të ndryshojmë. Por sigurisht që do të ndryshojnë detajet, sepse për mua ato e bëjnë futbollin. Kemi pësuar tri gola që nuk ishin të vështirë për t’u markuar, por duhet ta lëmë pas dhe të punojmë shumë. Të shohim në videoanalizë se ku kemi gabuar dhe t’i korrigjojmë gabimet. Panorama Sport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb