Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus akuzoi sot disa vende të pasura për minimin e sistemit të shpërndarjes së vaksinave antiCOVID-19, COVAX, i destinuar veçanërisht për vendet e paprivilegjuara, duke këmbëngulur që t’i drejtohen prodhuesve drejtpërdrejt për të pasur më shumë doza.

“Aktualisht, disa vende të pasura u janë afruar prodhuesve për të siguruar qasje në doza shtesë të vaksinave antiCOVID-19, gjë që po ndikon në kontratat e tyre me COVAX”, tha Drejtori i Përgjithshëm i organizatës shëndetësore të KB-së, në një videokonferencë të përbashkët për shtyp me presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.

“Numri i dozave të caktuara për COVAX është zvogëluar për shkak të kësaj”, shtoi ai.

Sistemi COVAX u krijua për të parandaluar vendet e pasura që të monopolizojnë të gjitha dozat e vaksinave, që prodhohen ende në sasi shumë të vogla, për të përmbushur kërkesën globale.

Ai përfshin një mekanizëm financimi që duhet të lejojë 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të kenë qasje në vaksina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: