Odise Roshi e cilëson të dyshimtë penalltinë që u dha kundër tij, në prononcimin për TVSH, ai e vlerësoi paraqitjen e skuadrës si shumë të mirë si dhe shpjegoi festimin e veçantë të golit me Grezdën në stol.

Për barazimin
“Të them të drejtën ishte ndeshje shumë e mirë për ne, edhe Maqedonia pati shumë raste, por na ndëshkoi penalltia. Nuk duhej të jepej, janë gjëra që ndodhin. Me rastin e Armandos mund të kishim shkuar 2-0, sporti ka gjithçka”.

Për golin dhe festimin e tij
“E kam goditur topin me kokë, në diagonale, e pashë që shkoi drejt shtyllës dhe shpresoja ta kalonte vijën. I kisha thënë Erosit që do festoja me të, se më kishte thënë që nuk do shënoja se ishte ndeshje e vështirë”.

Për ndeshjen e radhës me Spanjën
“Shpresojmë të marrim pikë, Spanja është më e mira dhe do të ishte një ëndërr të merrnim në”.panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: