Leo Messi është i pavendosur në lidhje me të ardhmen. Triumfi në Botëror ka bërë që “pleshti” të reflektojë jo pak në lidhje me karrierën në rang klubesh. Barcelona po bën gjithçka për të rikthyer Messin në “Camp Nou”, por kjo mund të realizohet vetëm nëse Messi vjen falas.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit bluagrana po lëvizin në shumë fronte për të realizuar këtë ëndërr të tifozëve.

Mundo
Mundo

Në të njëjtën kohë, as PSG nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, sheikët po bëjnë gjithçka për të bindur Messin që të rinovojë kontratën, aktualja përfundon në fund të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: