Ousmane Dembele mbetet çështje e nxehtë në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesit francez i përfundon kontrata këtë periudhë, sakaq akoma nuk është arritur marrëveshja për rinovimin.

Interesimi nga skuadrat e tjera nuk ka munguar, por asgjë konkrete. Sipas RAC1, klubi katalanas i ka paraqitur një ofertë agjentit të lojtarit për të  vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Trajneri Xavi i ka bërë me dije drejtuesve se nëse 25 vjeçari qëndron, do përpiqet që ta përfshijë në skema.

Futbollisti i lindur në Vernon është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2017, periudhë në të cilën vinte nga Dortmund.

Barcelona, përveç merkatos në hyrje, fokusin e ka edhe te grupi aktual, ku do tentohen të mbahen lojtarët më të rëndësishëm.

8
8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb